Pikat kryesore
- Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë homazhe në varrezat e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në përvjetorin e rënies së tyre.
- Ai tha se kujtimi për ta mbetet i gjallë dhe se amaneti i tyre për një Kosovë të lirë, të pavarur e të zhvilluar vazhdon të udhëheqë rrugën e brezave të sotëm.
- Edhe 36 vjet pas, idealet e tyre janë po aq të freskëta sa dita kur ranë.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë homazhe në varrezat e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në përvjetorin e rënies së tyre. Ai tha se kujtimi për ta mbetet i gjallë dhe se amaneti i tyre për një Kosovë të lirë, të pavarur e të zhvilluar vazhdon të udhëheqë rrugën e brezave të sotëm. Tek varret e dy heronjve tanë, Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut, jo për të vendosur vetëm lule, por për të rikonfirmuar se amaneti i tyre jeton, në kujtesën tonë, në veprën tonë dhe në rrugën që ndjekim për një Kosovë të lirë, të pavarur e të zhvilluar. Edhe 36 vjet pas, idealet e tyre janë po aq të freskëta sa dita kur ranë. Ata ishin shembulli se fjala dhe pushka mund të jenë një dhe se dashuria për atdheun mund të jetë më e fortë se frika nga vdekja. Fryma e tyre u bë udhërrëfyese për brezin që më vonë u rreshtua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi e përjetshme Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut! “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen 11/02/2025 13:49 “Amaneti i tyre jeton”, Krasniqi bën homazhe në 36-vjetorin e rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu 11/02/2025 13:41 Hekuran Murati: Buxheti i vitit 2026 duhet të votohet para se të shkohet në zgjedhje 11/02/2025 13:31 Neglizhencë për rastin e vrasjes në Fushticë, IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë