Alcaraz i pandalshëm kalon në gjysmëfinalet e US Open, e pret fituesin e duelit Djokovic…

Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz është gjysmëfinalisti i parë në US Open, Grand Slam-in e fundit të sezonit.

Numri dy në botë mposhti çekun Jiri Lehecka me rezultatin 6:4, 6:2, 6:4 në çerekfinale pas vetëm dy orësh lojë.

Alcaraz luajti një tjetër ndeshje dominuese, duke mos i lejuar kundërshtarit të tij asnjë shans, ndërsa theu servisin e tij katër herë.

22-vjeçari vazhdoi kështu serinë e tij prej pesë fitoresh radhazi 3:0 në US Open, pasi më parë kishte mposhtur Reilly Opelka, Mattia Bellucci, Luciano Darderi dhe Arthur Rinderknech me të njëjtin rezultat.

Më vonë sonte, ai do të mësojë emrin e kundërshtarit të tij në gjysmëfinale, i cili do të jetë fituesi i duelit midis Novak Djokovic dhe finalistit të vitit të kaluar Taylor Fritz.

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, Korporata Rugove vizitoi shtatë shkolla fillore në kryeqytet, *Alergjia është një lloj reagimi ndryshe i trupit ndaj substancave që për shumë njerëz janë komplet të

Lini një Përgjigje