Akuzat për yllin Olise/ E dashura e mëparshme: Nuk paguan për fëmijën e tij

Akuzat për yllin Olise/ E dashura e mëparshme: Nuk paguan për fëmijën e tij

Pikat kryesore

  • Majkëll Olize vërtetoi edhe një herë se i përket ajkës së futbollit, duke shkëlqyer në mesfushën e Francës në Botëror, pasi këtë e bëri për Bajernin në Bundesligë e Champions.
  • Gjithsesi, jo gjithmonë talenti në fushë do të thotë edhe talent për jetën e përditshme dhe nga Gjermania dalin probleme për këtë yll 24-vjeçar.
  • “Bild” dhe media të tjera si “La Gazeta delo Sport”, shkruajnë se Olize nuk ka pranuar as që ta shohë vajzën që është rreth dy vjeç, apo 20 muaj.

Klasin e tij nuk e vë në dyshim askush. Majkëll Olize vërtetoi edhe një herë se i përket ajkës së futbollit, duke shkëlqyer në mesfushën e Francës në Botëror, pasi këtë e bëri për Bajernin në Bundesligë e Champions. Gjithsesi, jo gjithmonë talenti në fushë do të thotë edhe talent për jetën e përditshme dhe nga Gjermania dalin probleme për këtë yll 24-vjeçar. Ish e dashura e tij, 34-vjeçarja Fatima Caunbreher (Zaunbrecher) deklaroi në një intervistë për të përditshmen bulevardeske “Bild”, se ka një fëmijë me futbollistin, dhe se ky I fundit nuk pranon që të paguajë për ushqimin e bebes. “Bild” dhe media të tjera si “La Gazeta delo Sport”, shkruajnë se Olize nuk ka pranuar as që ta shohë vajzën që është rreth dy vjeç, apo 20 muaj. E përditshmja italiane thekson se ai ka ofruar vetëm 836 euro në muaj për ushqimin e së bijës, ndërsa Bajerni I jep një rrogë prej 13,5 milionë euro në sezon, që do të thotë rreth 260 000 euro në javë. Olize, përmes avokatëve të tij, i mohon këto akuza, ndërsa pritet që çështjen ta zgjidhë gjyqi. Nuk dihet sesa mund të ndikojë kjo çështje në paraqitjet në fushë të mesfushorit, i cili kërkohet fuqishëm nga Reali i Madridit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Franca apelon në FIFA/ Nënkampionët e botës kërkojnë t’i hiqet kartoni i verdhë yllit Olisé Olise shkëlqen sa… Mbappe/ Sulmuesi i Bayern Munich është “mbreti” i asistimeve në “Botëror” Perez nuk e lëshon “fronin” e Real/ Fiton zgjedhjet në klub dhe konfirmohet sërish President

Lini një Përgjigje