Pikat kryesore
- Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë në Durrës, ku një makina ra nga mbikalimi te Ura e Dajlanit dhe si pasojë humbi jetën një 18-vjeçare.
- Dy këmbësorët e plagosur kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
- Ndërkohë, drejtuesi i mjetit dyshohet se po lëvizte me shpejtësi mbi 120 km/h dhe se paraprakisht kishte konsumuar alkool.
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë në Durrës, ku një makina ra nga mbikalimi te Ura e Dajlanit dhe si pasojë humbi jetën një 18-vjeçare. Dy këmbësorët e plagosur kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit dyshohet se po lëvizte me shpejtësi mbi 120 km/h dhe se paraprakisht kishte konsumuar alkool. Si pasojë e shpejtësisë së lartë, ai ka humbur kontrollin e automjetit në një kthesë, duke u përplasur me barrierat metalike mbrojtëse të urës, duke rënë prej andej te një dyqan lulesh poshtë mbikalimit.