Aksident tragjik në Pejë! Humb jetën vëllai i Gjestit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Pejës. Rreth orës 14:00 të ditës së sotme, në fshatin Qungur, ka ndodhur një aksident fatal mes një veture dhe një katërçiklete, që për fat të keq ka përfunduar me një viktimë dhe një të plagosur rëndë.

Sipas informacioneve të para nga Policia e Kosovës, menjëherë pas njoftimit në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e një personi në vendngjarje. Viktima mësohet të jetë vëllai i reperit të njohur Besart Kelmendi – Gjesti, fitues i Big Brother VIP Albania 4.

Burime të sigurta nga terreni bëjnë me dije se personi tjetër i përfshirë në aksident, me inicialet K.B., ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për mediat:

“Rreth orës 14:00, në fshatin Qungur të komunës së Pejës, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një katërçiklete. Policia ka dalë në vendngjarje, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një personi dhe lëndimin e rëndë të një tjetri.”

Rrethanat e sakta të aksidentit janë ende nën hetim, ndërsa trupit të pajetë i është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.

Lajmi ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik, veçanërisht në komunitetin e artistëve dhe ndjekësit e reperit Gjesti, të cilët kanë shprehur ngushëllime dhe mesazhe dhimbjeje në rrjetet sociale.

🕯️ Ngushëllime të sinqerta për familjen Kelmendi. U prehtë në paqe viktima.

Lini një Përgjigje