Pikat kryesore
- Një grua në Lushnjë është përplasur nga një makinë, duke përfunduar me plagë të rënda në spital.
- Ngjarja ndodhi në autostradën Rrogozhinë–Lushnjë, në afërsi të fshatit Zhamë-Sektor.
- 75-vjeçarja po kalonte autostradën nga njëra anë në tjetrën, kur e përplasi një automjet fuoristradë.
Një grua në Lushnjë është përplasur nga një makinë, duke përfunduar me plagë të rënda në spital. Ngjarja ndodhi në autostradën Rrogozhinë–Lushnjë, në afërsi të fshatit Zhamë-Sektor. 75-vjeçarja po kalonte autostradën nga njëra anë në tjetrën, kur e përplasi një automjet fuoristradë. Bajame Ramazani, 75 vjeçe, ishte duke shkuar në tokat bujqësore mbi trafikndarëse, vetëm 50 metra larg mbikalimit! Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe e moshuara është transportuar në gjendje kritike për jetën nga ambulanca në Spitalin e Lushnjës, ku është nën kujdesin intensiv të mjekëve. Policia Rrugore po dokumenton ngjarjen dhe ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e fuoristradës. Sipas të dhënave të para, 75-vjeçarja, banuese në Zhamë-Sektor, kalonte autostradën për të shkuar te pronat nga ana tjetër e autostradës. Ndonëse në këtë pikë ka mbikalim, shpeshherë, gjatë gjithë gjatësisë së autostradës, këmbësorët kapërcejnë trafikndarëset, duke u bërë burim aksidentesh. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Asgjesohen 42 bimë kanabisi në Krujë/ Pranga 31-vjeçarit, një tjetër në kërkim Vrasja e Edmond Sulës, e mirëorganizuar/ Autori nuk la gjurmë, dy pistat ku po heton policia Parlamenti i ri i Sirisë mblidhet për herë të parë pas rrëzimit të Assadit