Pikat kryesore
- Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Hekuran Xhelo, banues në zonë, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
- Mësohet se ata ishin nisur drejt tokave bujqësore me zetor, kur për arsye ende të paqarta mjeti është përmbysur.
- Si pasojë e aksidentit, 71-vjeçari dyshohet se ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Mëngjesin e sotëm, një aksident tragjik është regjistruar në fshatin Dushk në Lushnje, ku një 71-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën pas përmbysjes së mjetit bujqësor me të cilin po lëvizte, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur. Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Hekuran Xhelo, banues në zonë, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se ata ishin nisur drejt tokave bujqësore me zetor, kur për arsye ende të paqarta mjeti është përmbysur. Si pasojë e aksidentit, 71-vjeçari dyshohet se ka ndërruar jetë në vendngjarje. Autoritetet kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.