Pikat kryesore
- Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 37-vjeçari është regjistruar në aksin Laç–Patok, ndërsa policia ka arrestuar drejtuesen e automjetit të përfshirë në ngjarje.
- Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00 të datës 2 qershor 2026, kur automjeti që drejtonte 33-vjeçarja është përplasur me një ciklomotor, që drejtohej nga shtetasi, 37 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, Kurbin.
- Si pasojë e përplasjes, 37-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 37-vjeçari është regjistruar në aksin Laç–Patok, ndërsa policia ka arrestuar drejtuesen e automjetit të përfshirë në ngjarje. Sipas njoftimit të Policisë, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasen 33 vjeçe, banuese në fshatin Grëz, Fushë-Kuqe, Kurbin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00 të datës 2 qershor 2026, kur automjeti që drejtonte 33-vjeçarja është përplasur me një ciklomotor, që drejtohej nga shtetasi, 37 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, Kurbin. Si pasojë e përplasjes, 37-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë. Megjithatë, rreth orës 18:40, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme lidhur me zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Askush nuk e uroi”, Mërtiri: Ndërkombëtarët s’e pranojnë Berishën si drejtues të opozitës! Bejko: Ylberin mund ta kalojë, por jo oqeanin Roland Bejko: PD nuk është më parti e shpresës! Elezi: Berisha ka qëndrime kontradiktore që dëmtojnë besueshmërinë “Duhet të jemi të vërtetë me demokratët”, Indrit Hoxha: PD sot nuk është alternativë qeverisëse