Aksident në aksin Lezhë-Milot, makina përplas të moshuarën, transportohet në spital

Aksident në aksin Lezhë-Milot, makina përplas të moshuarën, transportohet në spital

Pikat kryesore

  • Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në aksin Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Rrilës.
  • Një kamionçinë ka përplasur një grua të moshuar, e cila po tentonte të kalonte rrugën.
  • Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka mbetur e plagosur dhe është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në aksin Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Rrilës. Një kamionçinë ka përplasur një grua të moshuar, e cila po tentonte të kalonte rrugën. Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka mbetur e plagosur dhe është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës. Fatmirësisht, ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Kolumbi/ Autobusi me nxënës bie në greminë, 17 viktima dhe dhjetëra të plagosur Aksident tragjik në Fushë-Krujë/ Makina përplas një 19-vjeçar, po ndihmonte një vajzë të shtynte makinën Aksident në Tiranë, një i vdekur dhe një i lënduar

Lini një Përgjigje