Aksident i rëndë në Vaqarr, plagosen 6 fëmijë dhe shoferja

Aksident i rëndë në Vaqarr, plagosen 6 fëmijë dhe shoferja

Pikat kryesore

  • Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në kryeqytet, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar 6 fëmijë.
  • Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:05, në Vaqarr: “ku automjeti me drejtuese shtetasen me inicialet Xh.
  • Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 fëmijë të mitur, të moshave 6-10 vjeç, të cilët udhëtonin si pasagjerë në automjetin që drejtohej nga shtetasja Xh.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në kryeqytet, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar 6 fëmijë. Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:05, në Vaqarr: “ku automjeti me drejtuese shtetasen me inicialet Xh. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. P. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 fëmijë të mitur, të moshave 6-10 vjeç, të cilët udhëtonin si pasagjerë në automjetin që drejtohej nga shtetasja Xh. Sh., si dhe vetë drejtuesja e këtij automjeti.” Të gjithë të plagosurit po marrin mjekim në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje