Pikat kryesore
- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, ku një motomjet është përplasur me një kamion.
- Si pasojë e kësaj është plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës, i cili ka humbur njërën këmbë.
- Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, ku një motomjet është përplasur me një kamion. Si pasojë e kësaj është plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës, i cili ka humbur njërën këmbë. Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Shkak i këtij aksidenti dyshohet të ketë qenë hyrja e motorrit në korsinë ku po qarkullonte mjeti i rëndë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.