Aksident fatal në aksin Fushë Krujë, humb jetën një këmbësor

Aksident fatal në aksin Fushë Krujë, humb jetën një këmbësor

Pikat kryesore

  • Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar rreth orës 18:45 në aksin rrugor Tapizë–Fushë Krujë.
  • Sipas informacioneve paraprake, një automjet që drejtohej nga shtetasi K.
  • Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar rreth orës 18:45 në aksin rrugor Tapizë–Fushë Krujë. Sipas informacioneve paraprake, një automjet që drejtohej nga shtetasi K. M., rreth 19 vjeç, ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, këmbësori, shtetasi N. Z., rreth 62 vjeç, ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Lini një Përgjigje