“Ajo deshi vetë”— Zbardhet dëshmia e 18-vjeçares që u abuzua seksualisht në shezlongët e…

Leonardo Preza, 26 vjeç, është arrestuar nga policia paai dyshohet se abuzoi seksualisht me një turiste italiane 18-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në pjesën e shezlongëve të plazhit të qytetit bregdetar.

Preza u arrestua pasi u shpall në kërkim pas denoncimit të vajzës.

I riu nga Durrësi është person me precedentë të mëparshëm penalë për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.

E reja ka dëshmuar se ishte me shoqërinë në hotel dhe kur u shkëput prej tyre, u ul te shezlongët përballë rreth orës 05:30 të mëngjesit.

Në këtë moment, ajo rrëfen se iu afrua 26-vjeçari.

Pavarësisht se bëri rezistencë, ai e sulmoi fizikisht dhe abuzoi seksualisht me të.

26-vjeçari ka pranuar se ka kryer seks me 18-vjeçaren, por sipas tij ka ndodhur edhe me dëshirën e saj.

Ajo ka shenja të dukshme dhune në duar, qafë e në pjesë të tjera të trupit.

Lini një Përgjigje