Ahmeti: Humbësi duhet të tërhiqet, e jo fituesi, që është AKI

Ahmeti: Humbësi duhet të tërhiqet, e jo fituesi, që është AKI

Pikat kryesore

  • Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se nuk ka dalë humbës në zgjedhjet e fundit lokale të Maqedonisë së Veriut.
  • Në një konferencë për media, ai ka deklaruar se humbës i këtyre zgjedhjeve ka dalë VLEN-i, partia tjetër e shqiptarëve në këtë vend.
  • Shkoni në KQZ dhe i verifikoni, dhe nëse verifikoni për 25 vjet një humbje të Ali Ahmetit, atëherë hajdeni dhe flasim”, ka thënë Ahmeti.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se nuk ka dalë humbës në zgjedhjet e fundit lokale të Maqedonisë së Veriut. Në një konferencë për media, ai ka deklaruar se humbës i këtyre zgjedhjeve ka dalë VLEN-i, partia tjetër e shqiptarëve në këtë vend. “Pse duhet të tërhiqem nga gara? Kush ka fituar? Humbësi duhet të tërhiqet, e jo fituesi. A i doni dokumentet? Shkoni në KQZ dhe i verifikoni, dhe nëse verifikoni për 25 vjet një humbje të Ali Ahmetit, atëherë hajdeni dhe flasim”, ka thënë Ahmeti. I njëjti theksoi se zgjedhjet në fjalë ishin sikurse sindroma i Gazimestanit, duke thënë se ishin më shumë politike. “Duhet përshëndetur për ato mangësi që i ka pasur si proces, por si tërësi ka shkuar mirë. Çfarë më ka bërë përshtypje në këtë proces, si dhe në proceset që i lamë pas, si në zgjedhjet parlamentare, ashtu edhe në ato presidenciale, është se edhe ky proces ka qenë më tepër politik sesa zgjedhje lokale, ku dominon sindroma e Gazimestanit: humbësi na del fitues”, ka thënë Ahmeti, duke marrë për referencë atë që Serbia e quan “Beteja e Kosovës”, e njohur si “Vidvdan”, betejë të cilën shteti fqinj e ka humbur më 1389 nga Perandoria Osmane. Ahmeti theksoi se në këto zgjedhje AKI-ja ka marrë mbi 114 mijë vota dhe 159 këshilltarë. Përjetoni Pushimet Ideale, me Paketën All Inclusive në Flower Hotels & Resorts! Pushimet e ëndrrave tuaja ju presin këtë UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head 10/24/2025 17:38 Ahmeti: Më vjen keq për secilin qytetar që sot paguan fatura të shtrenjta dhe shfryn ndaj një deputeti – Aq më shumë kur ai është deputet opozite 10/24/2025 17:29 Hasani: Kurti nuk do ta ketë votën time për asnjë çmim, as nëse e voton PDK-ja 10/24/2025 17:24 Ahmeti: Humbësi duhet të tërhiqet, e jo fituesi, që është AKI-ja

Lini një Përgjigje