Adnan Xholi prezanton pikat e forta: Kam rreth 28 vjet eksperiencë. Nuk fus njeri në burg…

Adnan Xholi prezanton pikat e forta: Kam rreth 28 vjet eksperiencë. Nuk fus njeri në burg…

Pikat kryesore

  • Kandidati Adnan Xholi, i cili synon drejtimin e SPAK, u shpreh se pjesa që e diferencon nga kandidatët e tjerë është eksperienca.
  • “Pika ime e fortë: Kam 28 vite eksperiencë, kam 16 vjet eksperiencë drejtuese në disa rajone të vendit.
  • Pjesën akademike e kam anti-stres, ajo mbase ma ka dhënë këtë elokuencë.

Kandidati Adnan Xholi, i cili synon drejtimin e SPAK, u shpreh se pjesa që e diferencon nga kandidatët e tjerë është eksperienca. “Pika ime e fortë: Kam 28 vite eksperiencë, kam 16 vjet eksperiencë drejtuese në disa rajone të vendit. Këtë e shikoj si avantazh. Pjesën akademike e kam anti-stres, ajo mbase ma ka dhënë këtë elokuencë. Te Arben Kraja do vlerësoj pjekurinë dhe eksperiencën disavjeçare që ka patur në hetim, Te Dumani do vlerësoj përkushtimin dhe rolin e tij luftarak në hetim dhe nuk tërhiqet na asnjë lloj presioni. Këto të dyja do ti vlerësoj, dhe këto më kanë lënë mbresa dhe do kërkoj konsulencat e tyre. Nuk fus njeri në burg. pa pasur prova. E kam parimore, Është shkelje kushtetuese dhe shkelje hyjnore . Ky është parimi i cili e kam zbatuar dhe do të zbatoj sa të kem mundësinë të jem në ketë profesion.”, u shpreh ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Zgjedhja e kreut të SPAK/ Kandidatja Musabelliu prezanton platformën: Drejtimi i këtij institucioni kërkon njohje në rrënjë të sistemit dhe pavarësi! Kreu i ri i SPAK/ KLP ndryshon mënyrën e votimit, ja si do të zgjidhet kandidati fitues Balla opozitës për Avokatin e Popullit: Procedura është e qartë. Mos flisni për lepuj se do flasim edhe për zagarë pastaj…

Lini një Përgjigje