Pikat kryesore
- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një 17-vjeçar ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar.
- Ngjarja ndodhi në prani të 2 shtetasve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç.
- Policia ka në kërkim 17-vjeçarin, i cili është larguar në drejtim të shtetit Grek, para se 10-vjeçari dhe prindrit e tij, të vinin në ambientet e Policisë për të bërë kallëzim.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një 17-vjeçar ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar. Ngjarja ndodhi në prani të 2 shtetasve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç. Policia ka në kërkim 17-vjeçarin, i cili është larguar në drejtim të shtetit Grek, para se 10-vjeçari dhe prindrit e tij, të vinin në ambientet e Policisë për të bërë kallëzim. Të miturit janë intervistuar në prani të prindërve, psikologes, avokatit dhe përfaqësuesve të Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, në përputhje me procedurat ligjore. Vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të rastit.