Pikat kryesore
- Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka refuzuar dorëheqjen morale Xhafer Gashit nga funksionet në LDK’së, pas humbjes në garën për kryetar të Obiliqit.
- Abdixhiku ka thënë se humbjet, sikurse fitoret, janë pjesë e një rrugëtimi të gjatë politik.
- “Katër vite më parë LDK në Obiliq ishte një parti me vetëm 10%.
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka refuzuar dorëheqjen morale Xhafer Gashit nga funksionet në LDK’së, pas humbjes në garën për kryetar të Obiliqit. Abdixhiku ka thënë se humbjet, sikurse fitoret, janë pjesë e një rrugëtimi të gjatë politik. “Katër vite më parë LDK në Obiliq ishte një parti me vetëm 10%. Gjatë rrugës u bashkuam me Xhafer Gashin, por nuk arritem bashkë ta bashkojmë shumicën e Obiliqit me ne. Gjithsesi, sot LDK në Obiliq është parti e parë me plot 46% dhe kjo arritje është meritë vetëm e Xhafës dhe ekipit që ai ka. Xhaferi është një prej njerëzve që nuk dorëzohet para vështirësive. Ai është njeri i fjalës, i punës dhe i përkushtimit të heshtur ndaj qytetarëve të tij. Në këto vite, ai i ka dhënë Obiliqit drejtim, dinjitet dhe stabilitet; në një komunë që ka parë shumë sfida. Sot, më shumë se kurrë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka nevojë për njerëz të tillë, me karakter, me vizion dhe me besim në vlera”, ka shkruar Abdixhiku. Ai ka thënë se e ka rikonfirmuar Xhafer Gashin në pozitat e tij brenda LDK-së, si në Degë të Obiliqit, ashtue dhe në Kryesi e Këshill të Përgjithshëm. S “sepse LDK nuk i braktis njerëzit e saj në një moment të vështirë; përkundrazi, LDK di të trajtojë edhe fitoren edhe humbjen me plot dinjitet. Ky është një mesazh për çdo aktivist, çdo kandidat e çdo qytetar që beson në punë e në dinjitet: ne nuk matemi vetëm me një garë, por me qëndrueshmëri. Me besim në njëri-tjetrin. Me përkushtim ndaj Kosovës që duam ta ndërtojmë. LDK qëndron. Dhe bashkë me të, qëndron edhe Xhafer Gashi, në të gjitha sfidat përpara; si simbol i qëndrueshmërisë, i besnikërisë dhe i misionit tonë të përbashkët”, ka shkruar Abdixhiku. Programi më modern në fushën e sigurisë kombëtare, politikave publike dhe qeverisjes, në partneritet me Arizona State Platforma më e madhe televizive dhe digjitale në vend, Artmotion, njofton me krenari zgjatjen e bashkëpunimit me National Basketball 11/10/2025 19:33 Arben Gashi: Pas zgjedhjeve lokale, Kosova ka nevojë për zgjedhje të përgjithshme dhe drejtim të qartë 11/10/2025 19:28 Kurti vizitoi Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës: Nuk do të lejojmë të kalojnë në heshtje 11/10/2025 19:27 712 gra abortuan në QKUK për më pak se 5 vjet, kishte edhe nën 18 vjeç