A ka mundësi Konjufca t’i bëjë 61 vota? Kadri Kryeziu tregon opsionet

A ka mundësi Konjufca t’i bëjë 61 vota? Kadri Kryeziu tregon opsionet

Pikat kryesore

  • Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë se mandatari i ri për krijimin e qeverisë së re, Glauk Konjufca, mund të arrijë t’i bëjë 61 vota.
  • Ai thotë se Konjufca ka raporte të mira me të gjitha partitë, dhe kjo sipas tij mund të jetë avantazh për të.
  • Glauku është një djalosh i cili ka komunikim të mirë të gjitha subjektet politike.

Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë se mandatari i ri për krijimin e qeverisë së re, Glauk Konjufca, mund të arrijë t’i bëjë 61 vota. Ai thotë se Konjufca ka raporte të mira me të gjitha partitë, dhe kjo sipas tij mund të jetë avantazh për të. “Nuk e di se si do të veprojë, nëse ka… Glauku është një djalosh i cili ka komunikim të mirë të gjitha subjektet politike. Mund t’i gjejë edhe 5-6 deputetë që ta votojnë”, u shpreh Kryeziu. Ai tha se kjo mund të arrihet për faktin se mandati ti deputetit është i lirë dhe nuk është i lidhur. “Në parim, mandati i deputetit është i lirë, që nënkupton që nuk është mandat i lidhur. Ata janë të pavarur të votojnë, nëse e shohin të arsyeshme. Ndoshta mund të jenë edhe 5-6 deputetë që mund të votojnë në mënyrë të pavarur”, deklaroi ai. Kryeziu thotë se nëse bëhet qeveria me Konjufcën, vazhdohet tutje, e nëse jo, shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme për të cilat ai tha se është po ashtu e autorizuar presidentja dhe brenda 40 ditëve duhet të mbahen zgjedhjet. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të 11/04/2025 23:53 Tragjedi në Bosnjë: Dyshohet se nëntë persona vdiqën nga zjarri në një shtëpi pensionistësh 11/04/2025 23:50 Konjufca mandatar, Cakolli i tregon hapat që pasojnë tash dhe datat e mundshme të zgjedhjeve 11/04/2025 23:44 A ka mundësi Konjufca t’i bëjë 61 vota? Kadri Kryeziu tregon opsionet

Lini një Përgjigje