Pikat kryesore
- Ditët e fundit në protestat e shoqërisë civile protestuesit thërrasin njëkohësisht: “Rama në burg!
- Një parullë, e cila në pamje të parë duket si një thirrje e thjeshtë zemërimi, nga ana semantike duket se nuk kërkon thjesht ndëshkimin e dy individëve, por fundin e një epoke.
- Një thirrje, e cila përmban një mesazh shumë më të thellë politik, moral dhe shoqëror dhe shpreh mosbesimin ndaj gjithë klasës politike që ka dominuar Shqipërinë për dekada.
Ditët e fundit në protestat e shoqërisë civile protestuesit thërrasin njëkohësisht: “Rama në burg! Berisha në burg!”. Një parullë, e cila në pamje të parë duket si një thirrje e thjeshtë zemërimi, nga ana semantike duket se nuk kërkon thjesht ndëshkimin e dy individëve, por fundin e një epoke. Një thirrje, e cila përmban një mesazh shumë më të thellë politik, moral dhe shoqëror dhe shpreh mosbesimin ndaj gjithë klasës politike që ka dominuar Shqipërinë për dekada. Si parullë rrëzon mitet. Si parullë rrëzon mitin se e keqja është vetëm te kundërshtari. Rrëzon propagandën që e ndan shoqërinë në dy kampe ku secili e sheh liderin e vet si shpëtimtar dhe tjetrin si fajtorin e vetëm dhe mishërimin e së keqes.