Pikat kryesore
- I ftuar në “Vibin” në Andale Media, Dj Pm foli për jetën e tij romantike, për të cilën gjithmonë është treguar shumë privat.
- ” Nuk është e qartë nëse “tepër mirë” nënkupton “e kam një partnere dhe jam i lumtur” (dhe nëse ajo është Sarah) apo “jam beqar dhe po aq i lumtur”.
- Pm theksoi gjithashtu se preferon t’i mbajë marrëdhëniet e tij private për shkak se nuk dëshiron që çdo gjë të publikohet ose të interpretohet nga njerëzit.
I ftuar në emisionin “Vibin” në Andale Media, Dj PM ka folur për herë të rrallë për jetën e tij romantike, një aspekt për të cilin ai është treguar gjithmonë shumë i rezervuar.
Edhe pse në asnjë moment nuk përmendi emrin e Sarah Berishës – me të cilën krijoi një lidhje gjatë edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania” – Dj PM theksoi se nuk i pëlqen të ekspozojë marrëdhëniet e tij në rrjetet sociale. Çifti nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare për ndarje, megjithëse kohët e fundit kanë qarkulluar aludime të ndryshme.
Gjatë intervistës, ai u shpreh se preferon të qëndrojë larg vëmendjes kur bëhet fjalë për jetën sentimentale.
“Unë jam pak më i tërhequr prej vëmendjes dhe ekspozimit të lidhjes në rrjetet sociale. Nuk e preferoj shumë atë pjesë për të dalë e për të bërë postime, por jam shumë mirë. Në fakt jam tepër mirë,” u shpreh Dj PM.
Megjithatë, deklarata e tij la vend për interpretime. Nuk është e qartë nëse me fjalët “tepër mirë” ai nënkupton se është në një lidhje dhe i lumtur, apo nëse aktualisht është beqar dhe ndihet po aq mirë.
Artistit iu bë edhe një pyetje direkte nëse preferon një lidhje private apo publike. Përgjigjja e tij ishte shumë e qartë:
“Private! Në fakt shumë private. 100% private.”
Pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”, Dj PM dhe Sarah Berisha u panë shpesh bashkë në evente, udhëtime dhe në disa postime në rrjetet sociale, por gjithmonë duke ruajtur një profil relativisht të ulët për marrëdhënien e tyre.
Për momentin, statusi i marrëdhënies mes tyre mbetet i paqartë, ndërsa vetë Dj PM duket i vendosur që jeta e tij personale të mbetet larg syrit të publikut.