9 — Sarandë Një: Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet…

Sarandë Një: Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet…

Pikat kryesore

  • Një i mitur ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti me një bashkëmoshatar në Sarandë.
  • Vijon puna për shoqërimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të saj.

Një i mitur ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti me një bashkëmoshatar në Sarandë. Policia tha se ngjarja ndodhi në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në lagjen nr.3, Sarandë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një nxënës 13 vjeçar, ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për shoqërimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të saj.

Lini një Përgjigje