MPJ dënon përdhosjen e flamurit izraelit: Akt i turpshëm që nxit urrejtje dhe nuk…

MPJ dënon përdhosjen e flamurit izraelit: Akt i turpshëm që nxit urrejtje dhe nuk…

Pikat kryesore

  • Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë protestës në Tiranë, ku protestues të maskuar hoqën dhe përdhosën flamurin e Ambasadës së Izraelit.
  • Në një deklaratë zyrtare, ministria e dënon ashpër këtë akt, duke theksuar se veprime të tilla nuk kanë asnjë lidhje me lirinë e shprehjes apo të drejtën legjitime për protestë paqësore.
  • Sipas saj, bëhet fjalë për shfaqje të urrejtjes, intolerancës dhe nxitjes së përçarjes, të cilat bien ndesh me vlerat demokratike dhe standardet evropiane që Shqipëria promovon.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë protestës në Tiranë, ku protestues të maskuar hoqën dhe përdhosën flamurin e Ambasadës së Izraelit. Në një deklaratë zyrtare, ministria e dënon ashpër këtë akt, duke theksuar se veprime të tilla nuk kanë asnjë lidhje me lirinë e shprehjes apo të drejtën legjitime për protestë paqësore. Sipas saj, bëhet fjalë për shfaqje të urrejtjes, intolerancës dhe nxitjes së përçarjes, të cilat bien ndesh me vlerat demokratike dhe standardet evropiane që Shqipëria promovon. Në reagim nënvizohet se incidenti është në kundërshtim me traditën shqiptare të mikpritjes, harmonisë dhe respektit për tjetrin, vlera që kanë karakterizuar shoqërinë shqiptare ndër vite. Ministria thekson se akte të tilla nuk përfaqësojnë Shqipërinë dhe as qytetarët shqiptarë, por vetëm individë që synojnë të provokojnë dhe të përhapin urrejtje. Duke riafirmuar angazhimin e vendit për mbrojtjen e misioneve diplomatike dhe simboleve të tyre, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thekson se Shqipëria do të vijojë të respektojë detyrimet që burojnë nga e drejta ndërkombëtare dhe Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Ndërsa shpreh solidaritetin me Ambasadën e Shtetit të Izraelit në Tiranë nënvizohet se dhuna, intimidimi dhe gjuha e urrejtjes nuk kanë vend në një shoqëri demokratike. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Protesta po ushqehet nga interesa të tjera”, Rama-protestuesve: Verifikoni faktet, po bëjnë një betejë që nuk është e tyre Durrës, mbytet në det një 11-vjeçar Goditen dy raste të kontrabandës me cigare në Durrës

Lini një Përgjigje