Pikat kryesore
- “Kënaqësi të shihnim udhëheqësit tanë të takoheshin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë javë!
- Aleatët e NATO-s po punojnë së bashku për të çuar përpara sigurinë dhe mirëqenien tone”, tha ai.
string(87) "takimi-i-begajt-me-trump-ambasada-e-shba-punojne-se-bashku-per-te-cuar-perpara-sigurine" Takimi i Begajt me Trump, Ambasada e SHBA: Punojnë së bashku për të çuar përpara sigurinë Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një postim pas takimeve të zhvilluara këtë javë në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së në Nju Jork. Në një postim në rrjetet sociale, teksa ka publikuar foto nga takimi i presidentit Bajram Begaj me presidentin e SHBA Donald Trump dhe nga takimi i Ministres së Jashtme Elisa Spiropalit me Sekretarin e Shtetit të SHBA Marco Rubion, ambasada shkruan se aleatët e NATO-s janë duke punuar bashkë për të çuar përpara sigurinë dhe mirëqenien tonë. “Kënaqësi të shihnim udhëheqësit tanë të takoheshin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë javë! Aleatët e NATO-s po punojnë së bashku për të çuar përpara sigurinë dhe mirëqenien tone”, tha ai. Gjatë javës që lamë pas u zhvillua java e Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku nga vendin ynë morën pjesë ministrja e Europës dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali dhe presidenti Bajram Begaj. Takimi i Begajt me Trump, Ambasada e SHBA: Punojnë së bashku për të çuar përpara sigurinë Rritet ekonomia në Shqipëri me 3.5%, por pa kontribut nga bujqësia e industria Fushë Krujë/ Shpërthim me tritol në një servis Kreditimi mer hov në gusht/ BSH: Bankat aprovuan 40.7 miliardë lekë hua Sekuestrohen 3 milionë € pasuri të noteres 35-vjeçare në Tiranë