Pikat kryesore
- Në nivel arsimor, PD është më e fortë tek qytetarët me arsim të ulët dhe të mesëm, ndërsa PS dominon tek ata me arsim të lartë, me një diferencë prej 13%.
- PD mbetet më e fortë në zonat rurale, ndërsa PS dominon në qytete, ku merr 66% të votave, kundrejt 34% në zonat rurale.
- Të rinjtë preferojnë më shumë të mos votojnë ose të zgjedhin parti të reja.
Në nivel arsimor, PD është më e fortë tek qytetarët me arsim të ulët dhe të mesëm, ndërsa PS dominon tek ata me arsim të lartë, me një diferencë prej 13%. Ndarja vijon edhe në aspektin gjeografik. PD mbetet më e fortë në zonat rurale, ndërsa PS dominon në qytete, ku merr 66% të votave, kundrejt 34% në zonat rurale. Edhe mosha sjell diferenca. Të rinjtë preferojnë më shumë të mos votojnë ose të zgjedhin parti të reja. Mes PS dhe PD, ata zgjedhin lehtësisht PS-në, me një diferencë minimale. Mosha e mesme voton PS me 50%, kundrejt 46% për PD-në, ndërsa pensionistët preferojnë PD-në me një diferencë prej 5%. Diferenca më e dukshme shfaqet tek gjinia. Partia Socialiste rezulton të votohet më shumë nga gratë, me 54%, ndërsa Partia Demokratike mbetet kryesisht një parti me mbështetje më të fortë nga meshkujt. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Në dekadat e fundit, cila parti ka punuar më shumë? Përgjigjet ‘befasuese’ të shqiptarëve Pas ndryshimit të sistemit, a keni përfituar nga pronat? Përgjigjet e të anketuarve në “Zëri i Shqiptarëve” Para vitit 1990, a kishit në familje të dënuar politikisht? Si përgjigjen shqiptarët, sipas bindjeve partiake