Pikat kryesore
- SHQIPËRI- Sa i përket perceptimit për politikat sociale, ndarjet janë thuajse absolute.
- Në PS, 96% besojnë se e majta ka bërë më shumë për shtresën e varfër dhe të mesme, ndërsa në PD, 95% mendojnë se këtë rol e ka luajtur e djathta.
- Në PS, 56% mendojnë se e djathta u ka shërbyer më shumë të pasurve, ndërsa në PD, 57% mendojnë se këtë e ka bërë e majta.
SHQIPËRI- Sa i përket perceptimit për politikat sociale, ndarjet janë thuajse absolute. Në PS, 96% besojnë se e majta ka bërë më shumë për shtresën e varfër dhe të mesme, ndërsa në PD, 95% mendojnë se këtë rol e ka luajtur e djathta. Për shtresën e pasur, perceptimi përmbyset. Në PS, 56% mendojnë se e djathta u ka shërbyer më shumë të pasurve, ndërsa në PD, 57% mendojnë se këtë e ka bërë e majta. Në aspektin ekonomik, rezulton se shumica e votuesve të PD-së vijnë nga shtresa e varfër, 55%, ndërsa për PS kjo shifër është 53%. Shtresa e mesme në masë 40% zgjedh të mos votojë ose të votojë parti të reja, ndërsa pjesa tjetër ndahet mes PS dhe PD me nga 35% secila. Edhe shtresa e pasur tregon prirje drejt alternativave të reja, me 12%, ndërsa mes dy partive tradicionale preferon më shumë PS, 11.5%, krahasuar me 9.7% për PD-në. Të dhënat në tabelë: Metodologjia e sondazhit: KAMPIONI: 1460 banorë të rritur të vendit. Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.6%/ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “39.6 % votues të PD banojnë në zona rurale”/ Sondazhi: 33.8% votues të PS kanë arsim të lartë Pas ndryshimit të sistemit, a keni përfituar nga pronat? Përgjigjet e të anketuarve në “Zëri i Shqiptarëve” Para vitit 1990, a kishit në familje të dënuar politikisht? Si përgjigjen shqiptarët, sipas bindjeve partiake