5 — Derbi për “mbijetesë”, Milinkoviç dhe Bordin luajnë shansin e fundit?

5 — Derbi për “mbijetesë”, Milinkoviç dhe Bordin luajnë shansin e fundit?

Pikat kryesore

  • Derbi për “mbijetesë”, Milinkoviç dhe Bordin luajnë shansin e fundit?
  • Të premten në mbrëmje rikthehet të vihet në skenë për herë të parë këtë sezon, derbi i kryeqytetit, sfida më e rëndësishme e kampionatit tonë, Partizani-Tirana.
  • Një derbi që vjen shumë ndryshe këtë sezon, aq sa të shohësh për momentin tabelën e renditjes pas 5 javëve të para të Superiores, mund të besosh se renditja është gabimisht e përmbysur.

Derbi për “mbijetesë”, Milinkoviç dhe Bordin luajnë shansin e fundit? Të premten në mbrëmje rikthehet të vihet në skenë për herë të parë këtë sezon, derbi i kryeqytetit, sfida më e rëndësishme e kampionatit tonë, Partizani-Tirana. Një derbi që vjen shumë ndryshe këtë sezon, aq sa të shohësh për momentin tabelën e renditjes pas 5 javëve të para të Superiores, mund të besosh se renditja është gabimisht e përmbysur. Dy bigët e kampionatit tonë, dy nga skuadrat që kanë bërë më shumë histori në futbollin tonë, e shofin veten në pozita delikate, por ajo që është edhe më keq, në horizont duket se nuk ka vend shumë për të qenë optimist. Një derbi që mund të rezultojë fatal për dy teknikët: Milinkoviç i Partizanit dhe Bordin i bardhebluve. Një humbje në derbi do të rëndonte tepër pozitat si për njërën po ashtu edhe për skuadrën tjetër, ndaj një shkarkim i parakohshëm nuk do të ishte aspak çudi. Një derbi që vjen sigurisht në javën e 6 të fazës së parë e ku është ende herët për të bërë llogari e shpalosur objektiva, por populli ynë thotë:Dita e mirë shihet që në mëngjes dhe mëngjesi për Partizanin e Tiranën është i zymtë e plotë re, të paktën për momentin. loading…

Lini një Përgjigje