35 — Hamiti: Rugova e krijoi partneritetin Kosovë-SHBA, jemi nën sanksione të saj dhe…

35 — Hamiti: Rugova e krijoi partneritetin Kosovë-SHBA, jemi nën sanksione të saj dhe…

Pikat kryesore

  • Në Krishtlindjet e vitit 1992, paka para se ta përfundonte mandatin e vet si President i SHBA-ve, Presidenti H.
  • Bush (Plaku), i dërgoi letër Presidentit të Serbisë Sllobodan Millosheviq, me të cilën i tërhiqte vërejtjen se SHBA-të do të intervenonin ushtarakisht kundër Serbisë në rast se ajo shkaktonte konflikt në Kosovë.
  • “In the event of conflict in Kosovo caused by Serbian action, the United States will be prepared to employ military force against the Serbians in Kosovo and in Serbia proper”, shkruante Presidenti Bush.

Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se ka qenë ish-presidenti Ibrahim Rugova ai që ka krijuar partneritetin e Kosovës me SHBA-të, 35 vite më parë, dhe se trashëgimia e Rugovës është në themelet e shtetit të Kosovës dhe të aleancës së popullit të Kosovës me SHBA-të, me vendet evropiane, me Perëndimin. Hamiti ka thënë edhe se e sheh me keqardhje dhe shqetësim se lëkundje të kësaj politike, në marrëdhëniet me BE-në dhe SHBA-të, janë shënuar në kohën e Qeverisë së Albin Kurtit, duke theksuar edhe se Kosova është nën sanksione të të dyjave aktualisht për fajin e politikave të Albin Kurtit. Në Krishtlindjet e vitit 1992, paka para se ta përfundonte mandatin e vet si President i SHBA-ve, Presidenti H. W. Bush (Plaku), i dërgoi letër Presidentit të Serbisë Sllobodan Millosheviq, me të cilën i tërhiqte vërejtjen se SHBA-të do të intervenonin ushtarakisht kundër Serbisë në rast se ajo shkaktonte konflikt në Kosovë. “In the event of conflict in Kosovo caused by Serbian action, the United States will be prepared to employ military force against the Serbians in Kosovo and in Serbia proper”, shkruante Presidenti Bush. Ky kërcënim (i njohur si the Christmas Warning) ka mbetur në fuqi edhe në kohën e Asministratës së Bill Clintonit në vitet 90-të. Presidenti George W. Bush (I Riu) e ka pasë paralajmëruar pavarësinë e Kosovës më 10 qershor të vitit 2007 në Shqipëri. Në koordinim me SHBA-të dhe me fuqitë kryesore evropiane, me mbështetjen vendimtare të tyre, përfaqësuesit e popullit të Kosovës e shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran më 17 shkurt 2008. Trashëgimia e Ibrahim Rugovës është në themelet e shtetit të Kosovës dhe të aleancës së popullit të Kosovës me SHBA-të, me vendet evropiane, me Perëndimin. E shohim me keqardhje dhe shqetësim se lëkundje të kësaj politike, në marrëdhëniet me BE-në dhe SHBA-të, janë shënuar në kohën e Qeverisë së Albin Kurtit. Kosova është nën sanksione të të dyjave aktualisht për fajin e politikave të Albin Kurtit, liderit të Vetëvendosjes (VV). CIMA GRAND COMPLEX është zgjedhja perfekte për ata që kërkojnë cilësi, siguri dhe rehati. Me arkitekturë moderne Brendi i lëngjeve Natural 100% po fiton çdo ditë e më shumë zemrat e konsumatorëve. Nga tryezat

Lini një Përgjigje