Pikat kryesore
- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën e Prushit në Tiranë.
- Shtetasi me iniciale F.Gj., rreth 23 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B.
- Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, si dhe është dëmtuar pasagjerja në motomjet shtetasja A.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën e Prushit në Tiranë. Shtetasi me iniciale F.Gj., rreth 23 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. T, rreth 40 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, si dhe është dëmtuar pasagjerja në motomjet shtetasja A. Gj, rreth 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit shtetasi me iniciale F. Gj, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme proceduriale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.