22 — 22 — Boçi zbulon planin e PD: Po mendojmë të futemi në grevë urie ose të ngujohemi…

22 — Boçi zbulon planin e PD: Po mendojmë të futemi në grevë urie ose të ngujohemi në…

Pikat kryesore

  • Deputeti demokrat Luçiano Boçi e ka cilësuar protestën e së hënës (22 dhjetor) para kryeministrisë si “fillimin e një procesi protestues pa kthim”.
  • Në emisionin “Tema e Ditës” me Arbër Hitajn në RTSH, ai deklaroi se Partia Demokratike po diskuton edhe hapa të tjerë radikalë, si greva e urisë apo ngujimi në parlament.
  • Do ketë një qëllim të caktuar që realizohet brenda një hapësire kohore.

Deputeti demokrat Luçiano Boçi e ka cilësuar protestën e së hënës (22 dhjetor) para kryeministrisë si “fillimin e një procesi protestues pa kthim”. Në emisionin “Tema e Ditës” me Arbër Hitajn në RTSH, ai deklaroi se Partia Demokratike po diskuton edhe hapa të tjerë radikalë, si greva e urisë apo ngujimi në parlament. “ Protestë që do të shoqërohet me protesta të tjera dhe me forma të tjera, duke u kombinuar edhe me atë protestë që na e kanë kërkuar edhe demokratët, qëndrim që duhet të mbajë grupi parlamentar brenda parlamentit, duke kaluar në veprime që frymëzojnë. Një prej tyre është greva e urisë, apo ngujimi në parlament dhe është shprehur gatishmëria nga anëtarët e grupit parlamentar në mbledhjen e fundit dhe këto janë hapa që do kombinohen në vazhdimësi, deri në arritjen e një qëllimi final. Është një proces protestues pa kthim. Do ketë një qëllim të caktuar që realizohet brenda një hapësire kohore. Mënyra si do ecin ngjarjet, do përcaktojë edhe kohën e suksesit ”, tha ai. Sipas tij, suksesi i protestës së të hënës ishte pjesëmarrja, teksa shtoi se edhe PD ka rolin e saj organizativ dhe se duhet të vazhdojë të frymëzojë me aktet e saj, duke rritur besimin tek qytetarët.Boçi tha se në protestën e PD-së u përcollën mesazhe politike të qarta, ndërsa theksoi se nuk do të ndalen deri në arritjen e qëllimit. “ Sfida kryesore ishte pjesëmarrja. U akuzuam mungon frymëzimi apo mungon çdo gjë tjetër. Por duke u vendosur përballë kësaj, ne shprehëm një lloj angazhimi akoma të më dh. Por nuk ishte vetëm rezultat i këtij angazhimi. Suksesi i protestës ishte zemërimi qytetar. Gatishmëria e tyre për të zbritur në shesh dhe për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë Rama. PD patjetër ka rolin e saj organizativ. Duhet të vazhdojë të risi atë pjesën e besimit, duhet të frymëzojë me aktet e saj. Këtu jemi te pjesa e debatit që pritej diçka më shumë apo më ndryshe, por diçka më ndryshe ishte sepse ishte shumë serioze si protestë. Mesazhi politik ishte shumë i qartë dhe pati edhe një lloj kombinimi me shprehjen e revoltës me ato mënyra dhe mjete t’i quajmë demokratike që ka në dispozicion PD. Ishte brenda seriozitetit të një proteste që jep mesazhin që ajo do vazhdojë deri në arritjen e një qëllimi. Shprehu hapin e parë të qëndrueshmërisë së saj ”, deklaroi ai. I pyetur mbi mungesën e aleatëve në protestë, Boçi tha se PD vlerëson bashkëpunimin dhe se do të vazhdojë thirrjet për të vepruar si front i përbashkët. “ Ngërçi nuk është te PD-ja, zoti Berisha i bëri thirrje publike. Ne do vazhdojmë me këtë pjesë të thirrjes dhe të kërkesës për të komunikuar dhe vepruar si front i përbashkët. Protesta është proces dhe ky proces kërkon edhe komunikimin dhe bashkëpunimin me forcat e tjera parlamentare ”, theksoi ai. Lidhur me largimin e PD-së nga Komisioni për Reformën Territoriale dhe Reformën Zgjedhore, Boçi tha se do të riktheheshin vetëm nëse i jepen garanci. “ Ulesh në tavolinë me një forcë politike që respekton një lloj qëllimësie të mirë dhe procedurat dhe konsensusin politik si vlerë politike. Në momentin që t’i dëshmon se konsideron forcën e kartonit, të njëjtin modalitet do përdorësh edhe këtu sipas interesit tënd. Pse të përdoremi si dekor? Ne duam garanci të plota, por këtë garanci këta nuk e japin, e kanë dëshmuar sepse në fund fare këta e dredhin dhe vetëm një qeveri tjetër mund ta garantojë këtë “, deklaroi Boçi.

Lini një Përgjigje