Pikat kryesore
- “Ne e mbështesim fuqishëm përpjekjen e tij [Trump] për t’i dhënë fund luftimeve, për të liruar pengjet dhe për të siguruar ndihmë urgjente humanitare për popullin e Gazës.
- Kjo është përparësia jonë kryesore dhe duhet të ndodhë menjëherë.
- Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të bashkohen dhe të punojnë me Administratën Amerikane për të përfunduar këtë marrëveshje dhe për ta bërë atë realitet.
string(100) "starmer-mbeshtet-planin-e-trump-per-paqen-ne-gaza-hamasi-ta-pranoje-planin-dhe-ti-jape-fund-vuajtjes" Starmer mbështet planin e Trump për paqen në Gaza: Hamasi ta pranojë planin dhe t’i japë fund vuajtjes Udhëheqësit europianë dhe të Lindjes së Mesme kanë mirëpritur një plan paqeje të SHBA-së për Gazën derisa presidenti Donald Trump e paralajmëroi Hamasin se duhej ta pranonte atë. Ky plan është mirëpritur nga shumë liderë europianë, përfshirë edhe kryeministrin britanik Keir Starmer, i cili tha: “Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të bashkohen dhe të punojnë me Administratën Amerikane për të finalizuar këtë marrëveshje dhe për ta bërë atë realitet”. “Ne e mbështesim fuqishëm përpjekjen e tij [Trump] për t’i dhënë fund luftimeve, për të liruar pengjet dhe për të siguruar ndihmë urgjente humanitare për popullin e Gazës. Kjo është përparësia jonë kryesore dhe duhet të ndodhë menjëherë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të bashkohen dhe të punojnë me Administratën Amerikane për të përfunduar këtë marrëveshje dhe për ta bërë atë realitet. Hamasi duhet tani të pranojë planin dhe t’i japë fund vuajtjes, duke dorëzuar armët dhe duke liruar të gjitha pengjet e mbetura. Së bashku me partnerët tanë, do të vazhdojmë punën për të ndërtuar konsensusin për vendosjen e një armëpushimi të përhershëm. Jemi të gjithë të përkushtuar ndaj një përpjekjeje kolektive për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme, ku palestinezët dhe izraelitët të mund të jetojnë krah për krah në siguri dhe paqe”, thuhet në letrën e Starmer./Express/ The new US initiative to deliver an end to the war in Gaza is profoundly welcome. pic.twitter.com/N1UxkEHY1J Kush është Jock Covey që sot po dëshmon në mbrojtjet të Thaçit dhe çfarë roli kishte gjatë luftës në Kosovë? Kush është Jock Covey që sot po dëshmon në mbrojtjet të Thaçit dhe çfarë roli kishte gjatë luftës në Kosovë? Gjykata ndalon shkurtimet e punonjësve në Zërin e Amerikës Jock Covey, zëvendësi i Bernard Kouchner, dëshmitari i radhës në mbrojtje të Thaçit Starmer mbështet planin e Trump për paqen në Gaza: Hamasi ta pranojë planin dhe t’i japë fund vuajtjes “Nuk jemi në luftë, por as në paqe”, Merz zbulon pse Gjermania nuk i rrëzoi dronët e dyshimtë