Zyrtari i lartë amerikan vizitë në SPAK, mesazhi pas takimit me Altin Dumanin: Përballja…

Zyrtari i lartë amerikan vizitë në SPAK, mesazhi pas takimit me Altin Dumanin: Përballja…

Pikat kryesore

  • Zyrtari i lartë amerikan vizitë në SPAK, mesazhi pas takimit me Altin Dumanin: Përballja me krimin ndërkombëtar kërkon angazhim të përbashkët.
  • Kreu i SPAK, Altin Dumani është takuar me zëvendësdrejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore Lyn Debevoise, i cili ndodhet në Shqipëri.
  • Zyrtari amerikan ka vlerësuar punën e Altin Dumanit në krye të SPAK, teksa ndodhet në mbarim të mandatit.

Zyrtari i lartë amerikan vizitë në SPAK, mesazhi pas takimit me Altin Dumanin: Përballja me krimin ndërkombëtar kërkon angazhim të përbashkët. Presim të vazhdojmë bashkëpunimin me Kryeprokurorin e ri! Kreu i SPAK, Altin Dumani është takuar me zëvendësdrejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore Lyn Debevoise, i cili ndodhet në Shqipëri. Ambasada e SHBA në Tiranë ka zbardhur takimin e Debevoise me Dumanin dhe mesazhet e përcjella ku fokusi është vënë tek lufta ndaj krimit ndërkombëtar, përballja me rrjetet e paligjshme që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe për të luftuar korrupsionin që pengon kompanitë dhe investitorët amerikanë. Zyrtari amerikan ka vlerësuar punën e Altin Dumanit në krye të SPAK, teksa ndodhet në mbarim të mandatit. “Përpjekjet e z. Dumani vendosën standardin për bashkëpunim të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, i cili shpresojmë se do të vazhdojë me pasardhësin e tij”, thekson ambasada. Përballja me krimin ndërkombëtar kërkon një angazhim të përbashkët. Sot, Zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore Lyn Debevoise vizitoi SPAK-un për të shprehur vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e Kryeprokurorit të Posaçëm Altin Dumani me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për t’u përballur me rrjetet e paligjshme që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe për të luftuar korrupsionin që pengon kompanitë dhe investitorët amerikanë. Përpjekjet e z. Dumani vendosën standardin për bashkëpunim të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, i cili shpresojmë se do të vazhdojë me pasardhësin e tij. loading…

Lini një Përgjigje