Pikat kryesore
- Dyert e kantierit në Zvërnec janë të hapura, pa roje, pa kontroll, pa tela me gjemba e mbi të gjitha…pa protestues.
- Një hapësirë që vetëm pak ditë më parë ishte në qendër të tensioneve e përplasjeve për mbrojtjen e biodiversitetet e natyrës, sot është e zbrazët.
- Brenda rrethimit nuk ka mjete pune, as lëvizje dhe as aktivitet, pamje krejtësisht ndryshe nga protesta e përplasja që shoqëroi këtë zonë pak ditë më parë.
Dyert e kantierit në Zvërnec janë të hapura, pa roje, pa kontroll, pa tela me gjemba e mbi të gjitha…pa protestues. Një hapësirë që vetëm pak ditë më parë ishte në qendër të tensioneve e përplasjeve për mbrojtjen e biodiversitetet e natyrës, sot është e zbrazët. Brenda rrethimit nuk ka mjete pune, as lëvizje dhe as aktivitet, pamje krejtësisht ndryshe nga protesta e përplasja që shoqëroi këtë zonë pak ditë më parë. Ku ndodhen protestuesit që vetëm pak ditë më parë u shfaqën në këtë zonë duke kundërshtuar projektin? E vetmja lëvizje është ajo e disa vizitorëve të rastësishëm, të huaj, që kalojnë në qetësi në këtë hapësirë. Çështja e Zvërnecit vijon të mbetet pjesë e debateve politike e mediatike. Projekti sipas shefit të qeverisë shqiptare, është një investim strategjik me kapital të huaj nga Katari, ende në fazë studimi, por me sigurinë e plotë që laguna nuk preket. Sot, ndërsa kamerat rikthehen në Zvërnec, tabloja është e qetë, por pyetja mbetet e hapur: çfarë ndodhi me protestën dhe pse territori ku u ngritën akuza të forta, tani është bosh? Dhe përse zhurma tani është vetëm në Tiranë? Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Tirana Live me Emilian Islami, (03/06/2026) Edicioni Qendror me Juli Krisafi, (03/06/2026) Ish-prokurori Ervin Karanxha: SPAK të hetojë pronat në bregdet, transparenca është e domosdoshme