Pikat kryesore
- I pyetur në lidhje me veprimtarinë e Ervin Salianjit, Noka u shpreh se ai nuk është më anëtar i Kryesisë apo ndonjë strukture tjetër të PD.
- Sipas tij, Salianji është vetëpërjashtuar pasi, sipas tij, është takuar me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen për të organizuar aktivitetin e Elbasanit.
- Ai shtoi se kjo është “vijë e kuqe” e PD-së dhe se përbën aktin e vetëpërjashtimit nga partia.
“Zotëria nuk është më anëtar Kryesie në PD”, Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Studio24” në News24 ka folur në lidhje me aktualitetin politik në vend, duke u ndalur edhe te zhvillimet brenda opozitës. I pyetur në lidhje me veprimtarinë e Ervin Salianjit, Noka u shpreh se ai nuk është më anëtar i Kryesisë apo ndonjë strukture tjetër të PD. Sipas tij, Salianji është vetëpërjashtuar pasi, sipas tij, është takuar me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen për të organizuar aktivitetin e Elbasanit. Ai shtoi se kjo është “vijë e kuqe” e PD-së dhe se përbën aktin e vetëpërjashtimit nga partia. Noka: Unë flas për PD, zotëria nuk është as anëtar i Kryesisë as i ndonjë strukture të PD. Që kur vetëpërjashtoi veten nuk është më, që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen për të organizuar aktivitetin e Elbasanit, kaloi vijën e kuqe të kësaj partie dhe nuk ka lidhje më. Është vetëpërjashtuar, PD ka një vijë të kuqe. Marrëveshje me krimin e organizuar dhe mafian, ne aty e kemi vijë të kuqe dhe e kemi me statut. Kush e kalon atë vijë vetëpërjashtohet dhe kjo është histori e mbyllur. loading…