Pikat kryesore
- Policia e Tiranës, ka vënë në pranga dy vajza të reja, pasi në banesën të cilën ato e kishin marrë me qira një ditë më parë ra zjarr.
- Policia thotë se në pranga u vunë dy 25-vjeçare, të cilat akuzohen për rënie të zjarrit nga pakujdesia.
- Nga flakët u dëmtua banesa e tyre, por edhe banesat e fqinjëve.
Policia e Tiranës, ka vënë në pranga dy vajza të reja, pasi në banesën të cilën ato e kishin marrë me qira një ditë më parë ra zjarr. Për pasojë i asfiksuar nga tymi mbeti komshiu i tyre. Policia thotë se në pranga u vunë dy 25-vjeçare, të cilat akuzohen për rënie të zjarrit nga pakujdesia. Nga flakët u dëmtua banesa e tyre, por edhe banesat e fqinjëve. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetaset K. Sh., 25 vjeçe dhe S. Gj., 25 vjeçe, pasi dyshohet se për shkak të pakujdesisë së tyre, ka rënë zjarr në banesën e tyre. Si pasojë janë dëmtuar banesa e tyre dhe banesat e fqinjëve. Gjithashtu, është dërguar në spital, shtetasi A. K, për shkak të asfiksisë, jashtë rrezikut për jetën” , thuhet ne njoftimin e policisë.