Autoritetet kanadeze kanë angazhuar ushtrinë për largimin e banorëve nga zonat me rrezik të lartë, teksa Kanadaja po përballet ende me pasojat e zjarreve të mëdha pyjore.
Forcat e Armatosura të Kanadasë kanë filluar një mision evakuimi ajror për afro 600 banorë të Fort Hope, një komunitet i izoluar në veriperëndim të Ontarios.
Në këtë zonë, flakët vijojnë të përhapen me ritme të shpejta.