Zjarret e verës së shkuar, mbi 345 milionë lekë dëmshpërblim për 15 bashki

Zjarret e verës së shkuar, mbi 345 milionë lekë dëmshpërblim për 15 bashki

Pikat kryesore

  • Mbi 345 milionë lekë dëmshpërblim do të jepen për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës së shkuar.
  • Kështu njofton Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku bashkitë që do marrin nga ky fond, renditen si më poshtë: “Bashkë dhe gati, në përballim dhe në ringritje!” , thuhet në postim.
  • Vera e 2025-ës është cilësuar si më e vështira në Shqipëri për shkak të dëmeve të shumta nga zjarret.

Mbi 345 milionë lekë dëmshpërblim do të jepen për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës së shkuar. Kështu njofton Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku bashkitë që do marrin nga ky fond, renditen si më poshtë: “Bashkë dhe gati, në përballim dhe në ringritje!” , thuhet në postim. Vera e 2025-ës është cilësuar si më e vështira në Shqipëri për shkak të dëmeve të shumta nga zjarret. Kompensimi për dëmet nga zjarri përfshin periudhën nga 15 qershori deri më 15 shtator. Bashkitë e Delvinës dhe Gramshit ishin më të prekurat, që sipas autoriteteve, në 90% të rasteve ishin të qëllimshme. Vetëm në Gramsh, siç është raportuar më herët, janë shkrumbuar 68 banesa. Po ashtu pati edhe qindra bagëti të ngordhura dhe mijëra hektarë ullinj e pemë frutore të djegur. Në total, në të 10-ta bashkitë e përfshira nga zjarrvëniet janë afro 200 shtëpi të dëmtuara dhe mbi 3 600 krerë bagëtish të djegura këtë verë. Për shkak të rasteve të përsëritura, zjarrvënia është përfshirë në Kodin Penal, ku autorët rrezikojnë burg nga 5 deri në 15 vite. Me ndryshimet e reja ligjore, edhe zjarrvënia nga pakujdesia do të përfshihet në Kodin Penal.

Lini një Përgjigje