Pikat kryesore
- Një biznes i vogël, rrobaqepësi, në Bulevardin “Gjergj Fishta” të Lezhës ka marrë flakë në rrethana ende të paqarta.
- Menjëherë sapo është konstatuar tymi që dilte nga biznesi, i cili ndodhet në katin përdhes të një pallati 10-katësh, janë njoftuar zjarrfikësit dhe policia, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
- Reagimi i shpejtë dhe mbërritja në kohë e zjarrfikësve bënë të mundur izolimin e menjëhershëm të zjarrit, duke parandaluar përhapjen e flakëve.
Një biznes i vogël, rrobaqepësi, në Bulevardin “Gjergj Fishta” të Lezhës ka marrë flakë në rrethana ende të paqarta. Menjëherë sapo është konstatuar tymi që dilte nga biznesi, i cili ndodhet në katin përdhes të një pallati 10-katësh, janë njoftuar zjarrfikësit dhe policia, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Reagimi i shpejtë dhe mbërritja në kohë e zjarrfikësve bënë të mundur izolimin e menjëhershëm të zjarrit, duke parandaluar përhapjen e flakëve. Si pasojë, janë evidentuar vetëm dëme materiale brenda biznesit. Pas shuarjes së flakëve, kanë nisur hetimet për këtë rast, me qëllim përcaktimin e shkaqeve që çuan në rënien e zjarrit në biznes. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan, policia dhe zjarrfikësit në terren VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Vietnam, të paktën 7 viktima Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve