Pikat kryesore
- Zhdukja misterioze e Daniel Shimës për 10-orë, Klodiana Lala: AKSH-i është institucion që drejtohet nga bandat, kanë interes tek…
- Gazetarja, Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” theksoi se AKSHI është një institucion që drejtohet dhe ndahet nga bandat kriminale.
- Ajo theksoi se hetimi për zhdukjen e Daniel Shimës në muajin gusht të këtij vitit është themra e Akilit, se si operon krimi i organizuar në këtë institucion.
Zhdukja misterioze e Daniel Shimës për 10-orë, Klodiana Lala: AKSH-i është institucion që drejtohet nga bandat, kanë interes tek… Gazetarja, Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” theksoi se AKSHI është një institucion që drejtohet dhe ndahet nga bandat kriminale. Ajo theksoi se hetimi për zhdukjen e Daniel Shimës në muajin gusht të këtij vitit është themra e Akilit, se si operon krimi i organizuar në këtë institucion. “ Z.nj Mirlinda Kaçanaj është pyetur në cilësinë e një personi që ka dijeni. Dosja e AKSH=it është një nga më voluminozet që ka Prokuroria e Posaçme. AKSH-i ka një perceptim shumë të lartë për korrupsion dhe ka tendera të paracaktuar të paktën kështu kanë dalë në konkluzion prokurorët e posaçëm, të cilët po hetojnë. Është një institucion i ndarë në banda dhe drejtuar nga banda kriminale. Dikur ishin disa biznesmenë të preferuar sot janë të tjerë. Por gjithmonë ka qenë një institucion i lakmuar nga njerëz shumë të rëndësishëm, ndoshta nga të krimit të organizuar. Sepse patja në duar e të gjithë serverëve apo të sistemeve të institucioneve të rëndësishme është gjëja që do të lakmonte gjithsecili prej eksponentëve të asaj që quhet bota e nëndheshme. Dhe në këtë aspekt Prokuroria ka çelur një hetim penal.