Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: VMRO-DPMNE prin në shumicën e komunave, VLEN në…

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: VMRO-DPMNE prin në shumicën e komunave, VLEN në…

Pikat kryesore

  • Qytetarët në Maqedoninë e Veriut votuan më 2 nëntor në rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune në 33 komuna, përfshirë kryeqytetin, Shkupin.
  • Kur janë numëruar mbi 85 për qind të votave, partia në pushtet, VMRO-DPMNE, është duke kryesuar në 19 nga 33 komunat ku u mbajt balotazhi i zgjedhjeve lokale, sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
  • Ndër vendet ku po kryeson kjo pari është kryeqyteti Shkup, por edhe Kërçova dhe Koçani, si dhe komunat e kryeqytetit, Karposh dhe Aerodrom.

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut votuan më 2 nëntor në rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune në 33 komuna, përfshirë kryeqytetin, Shkupin. Kur janë numëruar mbi 85 për qind të votave, partia në pushtet, VMRO-DPMNE, është duke kryesuar në 19 nga 33 komunat ku u mbajt balotazhi i zgjedhjeve lokale, sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Ndër vendet ku po kryeson kjo pari është kryeqyteti Shkup, por edhe Kërçova dhe Koçani, si dhe komunat e kryeqytetit, Karposh dhe Aerodrom. Ndërkohë, partneri i tij në qeveri, koalicionit shqiptar VLEN, kryeson në pesë komuna: Bogovinë, Brvenicë, Dibër, Dollneni dhe Tetovë. Kandidatët nga LSDM-ja opozitare kryesojnë në Qendër të Shkupit, si dhe në Krushevë, Zërnovc dhe Makedonska Kamenicë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në vend tha se dalja në zgjedhje ishte rreth 45 për qind. Mbi një milion qytetarë kishin të drejtë vote. Votimet, që u hapën në orën 7:00 dhe u mbyllën me kohë në orën 19:00, u mbajtën në mënyrë paqësore pa ndonjë incident, thanë autoritetet maqedonase. Në Qytetin e Shkupit, garuan kandidatë nga partia në pushtet VMRO-DPMNE dhe e Majta. Një total prej 474.000 qytetarësh të Shkupit me të drejtë vote më 2 nëntor patën të drejtë të vendosin duke rrethuar numrin në fletëvotim se kush do ta pasojë kryetaren e tanishme, Danela Arsovska, një kandidate e pavarur e mbështetur më parë nga VMRO-DPMNE. Kryetari i Kisella Vodës nga VMRO-DPMNE, Orce Gjorgievski, garoi gjithashtu për kryetar të kryeqytetit, ndërsa kundërshtari i tij ishte ish-deputeti i së majtës, Amar Meçinoviq. Diferenca midis dy kandidatëve në rundin e parë ishte 61.000 vota. Gjorgievski fitoi 91.000 vota, ndërsa kundërshtari i tij fitoi 30.000 vota. Në 16 komuna, votuesit zgjodhën midis kandidatëve nga VMRO-DPMNE në pushtet dhe Lidhja Social Demokratike e Maqedonisë (SDSM) në opozitë. Këto ishin përplasjet më të shumta politike në rundin e dytë dhe do t’u japin një përgjigje kapaciteteve të LSDM-së opozitare, e cila i fitoi vetëm tri komuna në rundin e parë, krahasuar me 33 që i fitoi VMRO-DPMNE-në në pushtet. Këto janë 16 komuna në pjesët qendrore dhe lindore të vendit. Komunat e Shkupit, Qendra dhe Karposhi, por edhe Kërçova, Tetova dhe Struga, si dhe Koçani, ishin pjesë e komunave që analistët politikë i shihnin si interesante për t’u monitoruar dhe ku votuesit e kandidatëve që nuk arritën në rundin e dytë mund të jenë vendimtarë për atë se kush fiton. Tragjedia në Koçan, ku një zjarr në klubin e natës Puls në mars vrau 63 persona dhe plagosi më shumë se 200 të tjerë, e përqendroi vëmendjen e publikut në qytet gjatë zgjedhjeve lokale. Në rundin e dytë, Koçani votoi për të zgjedhur midis kryetarit të përkohshëm dhe kandidatit të pavarur Venko Krstevski dhe Vlatko Grozdanov të VMRO-DPMNE. Grozdanov fitoi rreth 2.200 vota më shumë se Krstevski në rundin e parë më 19 tetor. Në rundin e parë të këtyre zgjedhjeve 44 komuna i zgjodhën kryetarët e tyre./REL “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen 11/02/2025 21:38 Daka: Dy palë zgjedhje nacionale brenda një viti janë ngarkesë e madhe për shtetin 11/02/2025 21:37 Ymeri: VV ka uzurpuar sallën e Qeverisë, nuk është qeveri në detyrë 11/02/2025 21:36 Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: VMRO-DPMNE prin në shumicën e komunave, VLEN në pesë

Lini një Përgjigje