Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar me forcë ndaj sulmeve të fundit të Rusisë, duke kërkuar nga aleatët e tij që të respektojnë angazhimet e marra në Paris. Në një mesazh të publikuar në Telegram, ai njoftoi se Ukraina ishte e goditur nga mbi 800 dronë dhe 13 raketa, prej të cilave katër ishin balistike.
Zelensky theksoi se një ngjarje tragjike, si vrasja e një gruaje 32-vjeçare dhe fëmijës së saj dy muajsh në Kiev, është një krim i qëllimshëm që ndodh në një kohë kur mundësitë për diplomaci ishin të pranishme. Ai e cilësoi këtë akt si një zgjatje të luftës.
Në përfundim të takimit të “koalicionit të të vullnetshmëve” në Paris, ai përsëriti thirrjen për zbatimin e marrëveshjeve të sigurisë, duke dënuar ashpër agresionin rus, një qëndrim që është mbështetur edhe nga aleatët dhe vendet mike të Ukrainës.