ZBULOHET LISTA: Këta janë disa nga emrat që do të jenë pjesë e Big Brother VIP 5

Teksa numërimi mbrapsht për nisjen e Big Brother VIP Albania 5 ka filluar, rrjeti po zien nga aludimet, zërat dhe emrat që pritet të futen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Edhe pse produksioni ka zgjedhur të ruajë misterin, lista e personazheve të përfolur po bëhet çdo ditë e më e gjatë dhe më intriguese.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është rikthimi i bujshëm i Stines, një prej artistëve më të dashur për publikun shqiptar, i cili u bë jashtëzakonisht i njohur pas pjesëmarrjes në Top Fest në vitet 2005. Pas një mungese të gjatë nga skena mediatike, emri i tij po përflitet fuqishëm si një nga surprizat më të mëdha të këtij edicioni.

Përveç Stines, në listën e emrave që po qarkullojnë në media dhe rrjete sociale janë edhe:

Sabina Mete, Ardit Murataj, Rovena Dilo, Kristi Lamaj, Angela Martini, Valer Kolnikaj, Kleoniki Delijorgji, Juxhin Plovishti, Robert Aliaj, Selin Bollati, Jonida Mukja dhe Dajana Gjoka. Një përzierje figurash nga muzika, moda, televizioni dhe bota e showbiz-it, që pritet të sjellin dinamika të forta brenda shtëpisë.

Deri më tani, vetëm një emër është konfirmuar zyrtarisht nga produksioni: Angelo Haruni, moderator i një emisioni ekonomie në ekranin e Top Channel. Vetë Haruni e bëri publik lajmin në fund të emisionit të tij, kur hoqi kollaren dhe u dha teleshikuesve mesazhin simbolik se takimi i radhës do të ishte në shtëpinë e Big Brother VIP

Lini një Përgjigje