Ymeri: VV dhe Albin Kurti kanë dy probleme madhore për bashkëpunim politik

Ymeri: VV dhe Albin Kurti kanë dy probleme madhore për bashkëpunim politik

Pikat kryesore

  • Analisti politik Visar Ymeri ka komentuar mbi situatën aktuale politike në vend dhe mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet partive opozitare dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
  • Në emisionin “VV Show” të Vehbi Kajtazit, Ymeri ka theksuar se bashkëpunimi politik bazohet në dy elemente thelbësore, interesin e përbashkët programor dhe besimin për zbatimin e marrëveshjes.
  • “Në parim janë dy gjëra që ta mundësojnë bashkëpunimin në politikë.

Analisti politik Visar Ymeri ka komentuar mbi situatën aktuale politike në vend dhe mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet partive opozitare dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Në emisionin “VV Show” të Vehbi Kajtazit, Ymeri ka theksuar se bashkëpunimi politik bazohet në dy elemente thelbësore, interesin e përbashkët programor dhe besimin për zbatimin e marrëveshjes. “Në parim janë dy gjëra që ta mundësojnë bashkëpunimin në politikë. Duhet të kesh interes të përbashkët me partitë e tjera, pra pika të përbashkëta programore e konceptuale se çfarë dëshiron të bësh me qeverisjen e përbashkët. Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti, përballet me dy probleme madhore që e bëjnë të vështirë krijimin e koalicioneve të reja politike. “Në këtë pikë mendoj se Vetëvendosje, veçanërisht Albin Kurti, ka dy probleme madhore. Ky dallim ka ekzistuar edhe kur Vetëvendosje ishte në opozitë, por është bërë më i theksuar qëkur ka ardhur në pushtet,” u shpreh ai. Si çështje të dytë, Ymeri përmendi mungesën e besimit të ndërsjellë midis Vetëvendosjes dhe partive të tjera. “Secila prej partive, përveç PDK-së, ka pasur bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Vetëvendosjen në etapa të ndryshme,” shtoi ai. Pushimet e ëndrrave tuaja ju presin këtë 10/26/2025 22:07 Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim 10/26/2025 21:58 Ymeri: VV dhe Albin Kurti kanë dy probleme madhore për bashkëpunim politik 10/26/2025 21:53 Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra!

Lini një Përgjigje