Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

Pikat kryesore

  • Ditën e djeshme, një 25-vjeçare kreu vetëvrasje duke konsumuar fostoksinë.
  • Burime për A2CNN bëjnë me dije se policia ka në kërkim bashkëshortin e saj, shtetasin me iniciale E.Z.
  • Pas ngjarjes ditën e djeshme, kur 25-vjeçarja ndërroi jetë në QSUT, familjarët e të ndjerës kanë bërë kallëzim në komisariatin nr.2 në Tiranë ndaj bashkëshortit të vajzës me pretendimet se e dhunonte.

Ditën e djeshme, një 25-vjeçare kreu vetëvrasje duke konsumuar fostoksinë. Burime për A2CNN bëjnë me dije se policia ka në kërkim bashkëshortin e saj, shtetasin me iniciale E.Z. Pas ngjarjes ditën e djeshme, kur 25-vjeçarja ndërroi jetë në QSUT, familjarët e të ndjerës kanë bërë kallëzim në komisariatin nr.2 në Tiranë ndaj bashkëshortit të vajzës me pretendimet se e dhunonte. Në trupin e të ndjerës janë konstatuar shenja dhune. Bashkëshorti i 25-vjeçares është në kërkim policor për veprat penale të dhunës dhe shkaktimit të vetëvrasjes. Policia ka kryer kontrolle në banesën e tij në Lezhë, por nuk është gjetur. Policia ka në kërkim të riun pasi do të merret në pyetje lidhur me pretendimet e familjarëve të të ndjerës. Xhuana Nikolli ishte me origjinë nga Lezha dhe jetonte në Shëngjin. Ajo kishte studiuar për drejtësi.

Lini një Përgjigje