Pikat kryesore
- Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posacëm për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaccaj, të dyshuar për vrasjen e ish policit Santiago Malko.
- Vendimi u dha në dhomë këshillimi nga teshja penale Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Medi Bici.
- Për vrasjen e Santiago Malkos po gjykohet edhe Leonard Duka, i cili është në fazën përfundimtare të mbrojtjes.
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posacëm për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaccaj, të dyshuar për vrasjen e ish policit Santiago Malko. Vendimi u dha në dhomë këshillimi nga teshja penale Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Medi Bici. Ilir Selmani u dënua në 16 nentor të vitit 2023 me vendim të formës së prerë me 28 vite burg, ndërsa vendimi i shkallës së parë për Elvis Gaccaj u prish në atë kohë ngq Apeli i Posaccëm, i cili vendosi të rikthente edhe njëherë ccështjen pëe rigjykim në GJKKO. Për vrasjen e Santiago Malkos po gjykohet edhe Leonard Duka, i cili është në fazën përfundimtare të mbrojtjes. Ndërkohë, një ditë me parë Apeli rikonfirmoi edhe njëherë dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën, një tjetër përson i përfshirë në vrasjen e ish policit. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Gjykata e Lartë rrëzon padinë e Belerit