Pikat kryesore
- Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën, të akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos.
- Kjo çështje është regjistruar pas prishjes nga Gjykata e Lartë të vendimit nr.
- 05, datë 26.01.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën, të akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Tereza Merkaj (kryesuese), Valdete Hoxha (anëtare) dhe Edlira Petri (anëtare), sot më datë 04.12.2025, vendimin mbi çështjen penale nr. 60 akti, datë 21.07.2025 regjistrimi. Kjo çështje është regjistruar pas prishjes nga Gjykata e Lartë të vendimit nr. 05, datë 26.01.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 05, datë 26.01.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Shpenzimet e gjykimit në apel i ngarkohen të pandehurit. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar. U në Tiranë, sot më datë 04.12.2025.