Pikat kryesore
- Dy vjet pas vrasjes së Egli Progës, prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon çështjen për gjykim ndaj 5 personave.
- Ekspertiza mjekoligjore konfirmoi se 42-vjeçari kishte vdekur si pasojë e hemorragjisë cerebrale në cipën e trurit, e shkaktuar nga goditja me grusht.
- Përveç ekspertizës mjekoligjore, prokuroria mbështeti akuzën ndaj personave të përfshirë në vrasje edhe mbi dëshmi dhe ekspertimin e kamerave të bizneseve që ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes.
Dy vjet pas vrasjes së Egli Progës, prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon çështjen për gjykim ndaj 5 personave. Me përfundimin e hetimeve, organi i akuzës u ka komunikuar akuzën e vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim Denis Meçe dhe Leonidha Guçe, ndërsa për Arjan Manellari, Voltan Shkulaku dhe Andi Shkulaku rëndojnë akuzat e moskallëzimit të krimit të kryer në bashkëpunim dhe kryerjes së veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Ndaj dy të akuzuarve për vrasjen me dashje të kryer në bashkëpunim, Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërkohë që tre të akuzuarit e tjerë po hetohen me masa më të lehta sigurie, detyrim paraqitjeje. Ekspertiza mjekoligjore konfirmoi se 42-vjeçari kishte vdekur si pasojë e hemorragjisë cerebrale në cipën e trurit, e shkaktuar nga goditja me grusht. Përveç ekspertizës mjekoligjore, prokuroria mbështeti akuzën ndaj personave të përfshirë në vrasje edhe mbi dëshmi dhe ekspertimin e kamerave të bizneseve që ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes. Vrasja e Egli Progës, e ndodhur më 10 gusht të vitit 2024, solli përplasje mes policisë dhe gjykatës, ndërkohë që familjarët e viktimës kërkuan që hetimi të përfshinte jo vetëm të akuzuarit, por edhe strukturat e policisë lokale. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Vrasja e Egli Progës, gjykata kthen në burg 3 bashkëpunëtorët në fshehjen e krimit Egli Proga vdiq nga dhuna/ Ekspertiza mjeko ligjore: Goditjet në kokë shkaktuan hemorragji në tru Pogradeci, prokuroria “ngre duart” lart/ “Prokurorët janë të pavarur, aktivitetin e tyre e kontrollon vetëm gjykata”