Pikat kryesore
- Pak minuta më parë ka ushtruar të drejtën e votës kryetari i LVV-së njëherësh Kryeministër në detyrë, Albin Kurti.
- Ai ka votuar në Universitetin e Prishtinës, konkretisht në Fakultetin Juridik.
- Para mediave, Kurti tha se shpreson që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe të marrin pjesë aktive në procesin demokratik.
Pak minuta më parë ka ushtruar të drejtën e votës kryetari i LVV-së njëherësh Kryeministër në detyrë, Albin Kurti. Ai ka votuar në Universitetin e Prishtinës, konkretisht në Fakultetin Juridik. Para mediave, Kurti tha se shpreson që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe të marrin pjesë aktive në procesin demokratik. “Besoj se sot të gjithë jeni zgjuar herët në mëngjes. Ditë e mirë për demokracinë dhe vullnetin e mirë. Republika e Kosovës mban zgjedhjet në raundin e dytë për balotazh në 18 komuna. Unë kam votuar këtu në Prishtinë, në ndërtesën e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë rastin dhe të bëhen pjesëmarrës dhe vendimmarrës për kryetarët e komunave dhe për të ardhmen e tyre”, tha Kurti Platforma më e madhe televizive dhe digjitale në vend, Artmotion, njofton me krenari zgjatjen e bashkëpunimit me National Basketball Në zemër të Suharekës – aty ku çdo gjë është afër. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim 11/09/2025 09:07 Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, KQZ tregon afatin: Procesi i votimit përmbyllet në orën 18:00 11/09/2025 09:06 Ky është linku ku mund të ndiqen statistikat për pjesëmarrje dhe më pas për rezultate 11/09/2025 09:05 Artan Abrashi ushtron të drejtën e votës në Prizren