Pikat kryesore
- VLORË- Besimtarët ortodoksë në Vlorë kanë festuar Pashkën, e cila simbolizon Ngjalljen e Krishtit.
- Atmosfera në këtë natë të veçantë është shoqëruar me lutje dhe rituale tradicionale, ndërsa kambanat kanë rënë për të Ngjalljen.
- Kjo festë është një thirrje për dashuri, falje dhe bashkim mes njerëzve.
VLORË- Besimtarët ortodoksë në Vlorë kanë festuar Pashkën, e cila simbolizon Ngjalljen e Krishtit. Atmosfera në këtë natë të veçantë është shoqëruar me lutje dhe rituale tradicionale, ndërsa kambanat kanë rënë për të Ngjalljen. Kjo festë është një thirrje për dashuri, falje dhe bashkim mes njerëzve. Pashka ortodokse mbetet një nga festat më të rëndësishme për besimtarët ortodoksë, duke sjellë çdo vit një mesazh të fortë shprese dhe ripërtëritjeje shpirtërore. Mesha është drejtuar nga at Konstandin Prifti qe ka përcjellë urimin për pashkët Besimtarët kanë marrë pjesë në meshën solemne të mesnatës, duke ndezur qirinj dhe duke përcjellë mesazhe paqeje, shprese dhe besimi. Në Vlorë, ceremonia dhe mesha janë zhvilluar në Kishën e “Shën Theodhorit”, ku kanë marrë pjesë besimtarë dhe qytetarë të shumtë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës “Basti” i qeverisë: “OK” nga Brukseli për integrimin/ Bejko: Berishës tezat politike i janë kthyer në “bumerang”! Gazetari: E ka kthyer opozitën në tellall “Nxorëm qytetin nga errësira”, Rama: Berati, “dallëndyshja” që lajmëron pranverën e rikthimit të shqiptarëve në vendin e tyre