Pikat kryesore
- Në 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka kujtuar këtë ngjarje duke e konsideruar si një moment vendimtar për ekzistencën dhe pavarësinë e shtetit shqiptar.
- Begaj thotë se Kongresi i Lushnjës dëshmoi pjekurinë politike të shqiptarëve për të kapërcyer ndasitë dhe përçarjet, për të marrë në dorë fatet e vendit.
- Më tej, presidenti shpreh nderime dhe respekt për atdhetarët dhe burrështetasit shqiptarë, që morën pjesë në Kongresin e Lushnjes dhe “ që certifikuan lindjen e shtetit modern shqiptar!
Në 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka kujtuar këtë ngjarje duke e konsideruar si një moment vendimtar për ekzistencën dhe pavarësinë e shtetit shqiptar. Begaj thotë se Kongresi i Lushnjës dëshmoi pjekurinë politike të shqiptarëve për të kapërcyer ndasitë dhe përçarjet, për të marrë në dorë fatet e vendit. “106 vjet më parë, në një moment kritik për ekzistencën dhe pavarësinë e shtetit të ri shqiptar, një grup përfaqësuesish nga të gjitha trevat dhe besimet fetare u mblodhën në Lushnje në mbrojtje të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të kërcënuar të vendit. “106 vjet më parë, në një moment kritik për ekzistencën dhe pavarësinë e shtetit të ri shqiptar, një grup përfaqësuesish nga të gjitha trevat dhe besimet fetare u mblodhën në Lushnje në mbrojtje të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të kërcënuar të vendit. Kongresi i Lushnjes dëshmoi pjekurinë politike të shqiptarëve për t’u ngritur mbi ndasitë dhe përçarjen, për të marrë në dorë fatin e vet, duke ringritur institucionet demokratike të shtetit, të sfiduar nga anarkia dhe luftërat, duke i dhënë Shqipërisë formën e një shteti modern dhe sovran.” , shkruan presidenti Begaj në një postim në rrjetet sociale. Më tej, presidenti shpreh nderime dhe respekt për atdhetarët dhe burrështetasit shqiptarë, që morën pjesë në Kongresin e Lushnjes dhe “ që certifikuan lindjen e shtetit modern shqiptar! ”