Kryeministri Edi Rama e cilësoi 35-vjetorin e Partisë Socialiste si një moment reflektimi dhe krenarie, duke deklaruar se Shqipëria ndodhet në pikën më të mirë të historisë së saj falë qeverisjes socialiste.
Në podcastin “Flasim”, Rama tha se vendi ka bërë progres të dukshëm në ekonomi, institucione dhe në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, ndërsa theksoi se ka ende shumë punë për t’u bërë.